Shtyp

Dekani i FSI mori pjesë në Samitin e Vendëve Euroaziatike për Arsimin e Lartë

PRISHTINË, 27.03.2017

Dekani i FSI prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi  dhe profesori i gjuhes turke, Mr. Selim Selim, nga data 22-24 mars 2017, moren pjese ne Samitin e Vendeve Euroaziatike per Arsimin e Larte, mbajtur ne Stamboll, ne te cilin moren pjese studiues dhe panelist nga me shume se 50 universitete te ndryshme boterore. Ne hapje te samitit ishte i pranishem edhe ministri i arsimit te Republikes se Turqise , Ismet Yallmaz, ministri i kultures se Republikës së Turqise si dhe ministri i kultures nga shteti i Katarit. Pas hapjes solemne, samiti zhvilloi punimet ne tri grupe ndaras ne forme te work-shopeve ku gjate seancave tri ditore nga panelist te ndryshem u trajtuan temat si: zgjedhja e instrumenteve efektive per nderkombtarizimin e institiucioneve universitare, pastaj tema per forminin dhe ndjekjen e aktiviteteve te marketingut ne internet si dhe praktikat e reja (inovative)  dhe ndikimi i tyre ne sherbimin nderkombetar te studenteve.


Ne diten e dyte te samitit dekani i FSI-se realizoi nje takim te rendesishem me kryetarin e Unionit te Universiteteve Euroaziatike, dr. Mustafa Aydin, i cili i beri ftese dekanit per anetaresim te FSI ne kete Union. Ne diten e trete te qendrimit ne Stamboll, dekani Rexhepi vizitoi Universitetin "Sabahatin Zaim", aty ku kishte ndjeke mesimet poeti me prejardhje shqiptare, Mehmet Akif Ersoy. Gjate vizites   Dekani u takua me rektorin e ketij universiteti dhe dekanin e Ilahijatit, prof. dr. Turan Koç. Ne kete takim u shpreh gatishmeria per nenshkrimin e marreveshjes per bashkepunim akademiko-shkencor ne nje afat te shkurte ndermjet ketyre dy institucioneve akademik.
Ndersa ne diten e katert u zhvillua edhe nje takim mes perfaqesuesve te FSI-se dhe dr. Ahmet Emin Dag, anetar i Bordit te institutit per maredhenie nderkombetare i cili vepron ne kuader te organizates IHH. Udheheqesi i ketij bordi pas bisedave te zhvilluara premtoi mbeshtetje per botimin e librave te profesoreve te FSI-se te cilat do te sherbenin per studentet e FSI-se.