Shtyp

Kandidati Rexhep Suma mbrojti temën e masterit

Prishtinë, 04.03.2019

Më datë 04.03.2019, kandidati Rexhep Suma, mbrojti me sukses temën e masterit me titull “Thirrja Islame mes tradicionales dhe modernes”, në Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni në përbërje të:

1. Prof. ass. dr. Musa Vila, kryetar,

2. Prof. dr. Nazmi Maliqi, anëtar,

3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

Fillimisht, kryetari i komisionit, prof. ass. dr. Musa Vila , lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Rexhep Suma

Ne vazhdim fjala ju dha kandidit i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurtëra.

Pas perfundimit të elaborimit nga ana e kandidatit komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin dhe në fund e vlerësoni me vlerësim të shkëlqyer.