Shtyp

Mr. Vedat Shabani mori pjesë në takim me rektorin e Universitetit “Management & Science University” të Malejzisë

Prishtinë, 06.03.2019

Më datë 05.03.2019, sekretari i FSI-së, mr. Vedat Shabani, në emër të Fakultetit të Studimeve Islame, mori pjesë në takim e realizuar në Kryesinë e Bashkësisë Islame me rektorin e Universitetit “Management & Science University” të Malejzisë, prof. dr. Mohamed Shukri Jaxhid.

Sekretari i FSI-së e informoi rektorin Shukri për historikun e FSI-së, stafin akademik, numrin e studentëve dhe programet të cilat ofron FSI. Gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit dhe lidhjes së ndonjë marrëveshje mes dy institucioneve në një të ardhme jo të largët.