Shtyp

Seminar online

 

]Në prill të këtij viti, konkretish gjatë datës 11 prill, në FSI ishte paraparë të mbahet një Seminar një ditor nga Prof. Omar Hasan Kasule, Sekretar i Përgjithshëm- Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT), mbi integrimin e njohurive lidhur me aklin-logjikën dhe naqlin-transmetimin,  si bazë e një epistemologjie islamike dhe për teorinë dhe parimet e etikës mjekësore nga këndvështrimi islam, përfshirë edhe pyetje dhe diskutime rreth këtyre temave dhe të tjera.

Por për shkak të virusit epidemik COVID-19, fatkeqësisht organizimi i seminarit ishte i mundur, prandaj më datë 23.04.2020 u realizua një takim virtual së bashku me prof. Kasule, i cili njëherit ishte dhe iniciuesi i këtij takimit përmes Qendrës për Studime të Avancuara në Sarajevë, me nikoqir prof. Ahmet Alibaşic dhe Asmir Aljic.

Në këtë takim nga FSI morën pjesë dekani prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi dhe koordinatorja për marrëdhënie me jashtë Ma. Muzaqete Kosumi, pjesë e takimit ishin edhe profesorë e zyrtarë të instituteve të ndryshme nga, Bratisllava, Sofja, Tirana, Shkupi, Beogradi dhe Sarajeva.

Gjatë këtij takimi, prof. Kasule diskutoi rreth ndikimit të Covid-19 në disa aspekte nga ana mjekësore e po ashtu edhe në aspektin e edukimit dhe arsimit duke folur rreth mënyrave të bashkëpunimit gjatë kësaj kohe. 

U diskutua për mundësinë e mbajtjes së ndonjë seminari apo konference virtuale ose ndonjë ligjërate virtuale.