Shtyp

FSI merr pjesë në takimin online të organizuar nga Qendra për Studime të Avancuara, CNS në Sarajevë

15.03.2021, Prishtine

FSI merr pjesë në takimin online të organizuar nga Qendra për Studime të Avancuara, CNS në Sarajevë me mbështetjen e IIIT

 

Me datën. 12 Mars 2021, u organizua takimi i radhës lidhur me diskutimin dhe vlerësimin tonë për vitin e kaluar dhe pritjet nga 2021 me Prof. Omar H. Kasule, prof. Ahmet Alibasic, dhe të tjerët.

U diskutua rreth projekteve që u realizuan në vitin 2020 dhe u bisedua për planifikimin e projekteve për vitin 2021, duke përmendur zgjerimin e bashkëpunimeve si në aspektin e kërkimeve shkencore, trajnimeve për profesorë dhe studentë ashtu edhe për organizimin e seminareve, puntorive e konferencave të ndryshme ndërkombëtare.

Pjesmarrës të këtij takimi online 60 minutësh, ishin përfaqësues të IIIT, CNS, FSI, AIITC, etj.

Në këtë takim morën pjesë partnerë nga, Tirana, Shkupi, Prishtina, Podgorica, Beogradi, Bratislava, Sofja dhe Sarajeva.

 

Ky takim ishte i frytshëm për FSi-në, sepse aty u përmendën disa ide nga ne për t’u realizuar në bashkëpunim me te tjerët gjatë këtij viti, ndërsa për detajet do të bisedohet lidhur me to, në ditët në vazhdim.