Shtyp

Dekani

Dekani

Prof.  Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi

Tel & fax: +381 38 245 367

Biografi e shkurtër

Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi ka lindur më datë 02.05.1960 në Fshatin Sllatinë e Epërme, komuna e Vitisë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Bagdadit-Departamenti i Historisë–Irak. Ndërsa studimet pas universitare, të magjistraturës dhe doktoraturës, I ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës-Departamenti i Historisë. Është i martuar dhe ka 4 fëmijë , jeton në Prishtinë.

Fahrush Rexhepi është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si mbrenda vendit ashtu edhe jasht. Poashtu  është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme kulturore, shkencore, fetare dhe kombëtare.

Nga viti 1996 ligjëron në Fakultetin e Studimeve Islame, ndërkohë ka ligjëruar  edhe në universitete tjera private. Prof.asoc. dr. Fahrush Rexhepi disa mandate ka qenë delegat i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe së fundi dy mandate anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.