Shtyp

Misioni i Fakultetit të Studimeve Islame

Misioni i Fakultetit të Studimeve Islame

Fakulteti i Studimeve Islame është institucion i pavarur edukativo-arsimor dhe hulumtues-shkencor, i cili organizon studime universitare për studentët, me ambicie reale edhe për studime pasuniversitare deri në doktoraturë. Ai ka për mision arsimimin, edukimin dhe përgatitjen e kuadrove profesionale e shkencore për nevojat e Bashkësisë Islame dhe të shoqërisë kosovare në tërësi, po edhe më gjerë, në frymën e parimeve shkencore dhe të vlerave bashkëkohore nga fusha e islamistikës. Punën pedagogjike, shkencore dhe hulumtuese Fakulteti i Studimeve Islame synon të kryejë dhe të zhvillojë sipas standardeve evropiane të përcaktuara me Deklaratën e Bolonjës.

Strategjia e Fakultetit të Studimeve Islame, përmes organizimit të studimeve universitare po edhe pasuniversitare, është që diturinë dhe njohuritë bashkëkohore t’i distribuojë përmes aktivitetit të mësimdhënies dhe të studimeve, si dhe të arsimojë kuadro të niveleve të ndryshme në përputhje me Statutin e FSI-së dhe Ligjin mbi arsimimin e lartë të Kosovës.. E veçanta e Fakultetit të Studimeve Islame është orientimi kah fusha e dijes në islamistikë, shkenca humane, teologji, filologji etj..

 

Qëllimet e Fakultetit të Studimeve Islame janë

Fakulteti i Studimeve Islame ka për qëllim sendërtimin e studimeve universitare bashkëkohore në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, me specifikat që e dallojnë, duke e kurorëzuar atë me një diversitet në mësimdhënie, traditë dhe arritje të ndryshme bashkëkohore. Fakulteti ndihmon në përvetësimin e metodave bazë të kërkimit, përfshirë edhe aftësinë për të përcaktuar, vlerësuar dhe sintetizuar informacione e të dhëna. Zhvillon aftësitë e mendimit analitik, sintetik dhe kritik tek studentët. Fakulteti i Studimeve Islame rëndësi të veçantë u kushton vlerave universale ndërnjerëzore, sidomos atyre me premisa hyjnore, dhe kultivon marrëdhënie të shëndosha në mes mësimdhënësit e studentit.

Fakulteti ka për qëllim që:

- të sigurojë kushte për arsimimin e kuadrove shkencore-mësimore;

- të zhvillojë kushtet për hartimin e literaturës shkencore mësimore për nevojat e mësimit;

- të zhvillojë kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore;

- t’u ofrojë shërbime profesionale e shkencore organeve dhe instituci­oneve të Bashkësisë Islame dhe institucioneve të tjera;

- të zhvillojë bashkëpunim me fakultetet simotra teologjike dhe me institucio­ne e me asociacione të tjera shkencore-arsimore në vend dhe jashtë.

Për realizimin e këtij misioni Fakulteti i Studimeve Islame, ka të punësuar dhe të angazhuar një staf akademik të nevojshëm e të kualifikuar në universitet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Kushtet për pranimin e studentëve dhe përzgjedhja e kandidatëve

Në Fakultetin e Studimeve Islame mund të regjistrohen kandidatët që kanë kryer medresenë. Kandidatët që kanë kryer ndonjë shkollë tjetër të mesme në Republikën e Kosovës ose jashtë sa,j i nënshtrohen provimit pranues. Procesi i regjistrimit bëhet në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Dokumentacioni i nevojshëm për pranimi në Fakultetin e Studimeve Islame

-Diploma origjinale shkollës së mesme;

-Katër dëftesa të shkollës së mesme;

- Certifikata e lindjes;

-Certifikata e shëndetit;

- Kopjen e letërnjoftimit;

-Katër fotografi.

Orientimi i studimeve

Fakulteti i Studimeve Islame është i orientuar më shumë në studime islame dhe filologjike me qëllim të përgatitjes së kuadrit të nevojshëm për nevoja të vendit dhe më gjerë. Studimet në Fakultetin e Studimeve Islame janë të rregullta dhe me korrespondencë. Ato zgjatin katër vjet, respektivisht, tetë semestra, si për studentët e rregullt po ashtu edhe për ata me korrespondencë. Studentët i nënshtrohen studimit sipas sistemit të ECTS kredive, për lëndët obliguese e zgjedhore, seminare dhe punimin e diplomës. Me këtë program, përveç që synohet aftësimi profesional i studentëve për punë në fushat e ndryshme që mbulohen nga studimet e këtij programi, bëhet edhe përgatitja e studentëve për vazhdimin e studimeve Master dhe PhD, si në fushën e islamistikës ashtu edhe në fusha të tjera të studimit.

Grada Akademike

Fakulteti i Studimeve Islame ofron mundësi shumë të mira dhe standard të lartë për edukim dhe arsimim cilësor të studentëve, falë stafit akademik dhe infrastrukturës moderne dhe shumë funksionale që posedon. Studentët që mbarojnë studimet bachelor në shkencat islame, marrin gradën akademike Profesor i Shkencave Islame (Bachelor of Science).

Fakulteti i Studimeve ofron:

-Staf akademik të kualifikuar në vende të ndryshme;

-Infrastrukturë moderne të standardit bashkëkohor;

-Programe studimi sipas kartës së Bolonjës;

-Bibliotekë tradicionale dhe elektronike me literaturë të pasur;

- Praktika dhe trajnime profesionale.