Shtyp

Konkurs

Fakulteti i Studimeve Islame

SHPALL KONKURS

1.      Një mësimdhënës me normë të plotë për lëndën e Fik’hut

Zgjedhja e mësimdhënësit do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të FSI-së si dhe rregulloreve të brendshme.

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

1.      Kërkesën me shkrim për aplikim;

2.      Një CV profesionale;

3.      Certifikatën e lindjes, (jo më të vjetër se 6 muaj);

4.      Kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar nga organi kompetent (kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë vendi duhet të sjellin vendimin për nostrifikim-barasvlerën e diplomës përkatëse bachelor, master, magjistraturë, doktoraturë)

5.      Dëshmi për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë;

6.      Dëshmi se nuk është nën hetime.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në e-mail adresën: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , brenda afatit të konkursit. Ndërsa kopjet fizike duhet të sillen në Fakultet, rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84 Prishtinë, nga data 17.07.2017 deri më datë 20.07.2017.

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë- duke llogaritur vetëm ditë pune, respektivisht nga data 03.07.2017 deri më datë 14.07.2017.

Aplikacionet e arritura pas afatit të konkursit, në e-mail adresë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në web-faqen e FSI-së, www.fsi92.net

                                                                                                                       

                                                                                                                       DEKANI

                                                                                                        Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi

Dokumenti origjinal