Shtyp

Konkurs

Duke u mbështetur ne vendimin e Këshillit Mësimor- Shkencor të FSI-së në mbledhjen e mbajtur më datë 15.06.2017, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtine shpall:

 

KONKURS

Për koordinator për marrëdhënie me jashtë

Kushtet:

1.      Të ketë të kryer studimet themelore të nivelit (BA);

2.      Përvojë pune në administratë, së paku 1 vjet dhe në fushën e bashkëpunimit universitar-ndërkombëtar;

3.      Njohja e gjuhëve të huaja, anglisht, arabisht etj.

4.      Aftësi komunikuese, menaxhuese dhe organizative në fushën e jetës akademik shkencore;

5.      Çertifikata e lindjes;

6.      Çertifikata shëndetësore;

7.      Dëshmi se nuk është nën hetime.

 

Dokumentet duhet të jenë në origjinal dhe t'iu bashkëngjitet një (CV).

 

Konkursi është i hapur nga data 03.07.2017, deri më datë: 14.07.2017

 

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në e-mail adresën: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , brenda afatit të konkursit. Ndërsa kopjet fizike duhet të sillen në Fakultet, rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84 Prishtinë, nga data 17.07.2017 deri më datë 20.07.2017.

 

 

                                                                                                                       DEKANI

                                                                                                        Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi

Dokumenti origjinal