Shtyp

Njoftim për kursin e gjuhës arabe

Prishtinë, 05.10.2017

Njoftohen studentët e vitit të –I-rë (viti akademik 2017/2018), të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm (jo medrese), se kursi i gjuhës arabe fillon më datë 09.10.2017 dhe është i obligueshëm vijimi i tij.

Ndërsa studentët e viteve tjera mund të marrin pjesë në kurs.

Pagesa për një muaj është 20 € (njëzetë euro). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FSI-së në bankën NLB.

Orari i kursit është si më poshtë:

E hënë, nga ora 15.00 deri në ora 17.30

E mërkurë, nga ora 15.00 deri në ora 16.30

 

Dekani:

Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi