Shtyp

Është hapur konkursi për programin Fulbright të Studentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara (Niveli Master) për vitin akademik 2019-2020

Ky është një program i përbashkët i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës.

Udhëzime:

-          Aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën angleze dhe të dorëzohen online në:

https://iie.embark.com/apply/ffsp

-          Çdo faqe e aplikimit në vijim mbart udhëzimet e veta, të cilat duhet të lexohen me kujdes përpara se të vazhdohet.

-          Çdo pyetje duhet të përgjigjet krejtësisht dhe me kujdes. Ju lutemi kufizoni përgjigjet tuaja në hapësirën e dhënë.

-          Aplikimet e plotësuar duhet të dorëzohen deri më 31 Maj 2018.

-          Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren parasysh.

Kërkesat e përshtatshmërisë

-          Diplomë universitare e përfunduar (Baçelor)

-          Aftësi në gjuhën angleze në një nivel të mjaftueshëm për të ndërmarrë studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara;

-          Shtetësinë e Kosovës dhe / ose vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

-          Shumica e fushave të studimit janë të përshtatshme me përjashtim të studimeve mjekësore (edhe pse shëndeti publik dhe shëndeti global janë të pranueshme).

 

Dokumentet në vijim duhet të skanohen dhe t'i bashkëngjiten aplikacionit tuaj në internet. Dokumentet duhet të skanohen në PDF dhe secili dokument i skanuar nuk mund të jetë më i madh se 2 MB.

-          Një kopje e faqes së parë të pasaportës suaj (biografisë);

-          Një kopje e studimeve Baçelor si dhe një përkthim të nivelit BA në gjuhën angleze, nëse është e aplikueshme.

-          Një letër nga punëdhënësi juaj që konfirmon punësimin, nëse jeni të punësuar.

-          Çdo dokument eventualisht shtesë nëse keni.

Formularët e aplikimit dhe udhëzimet për plotësimin e aplikacionit mund të gjenden në: https://iie.embark.com/apply/ffsp ose https://foreign.fulbrightonline.org/

Sesioni për programin Fulbright Foreign Student Program2019-2020 do te mbahet me daten 29 prill prej ores 10:30 – 11:00 ne Fakultetin e Studimeve Islame.