Shtyp

Konkurs për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, në mbledhjen e mbajtur më 21.06.2018, mori vendim për shpalljen e

KONKURSIT

për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master, për vitin akademik 2018/2019 në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”

KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR STUDIME MASTER NË FSI DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:

1. Të kenë arritur notën mesatare 8.00 e më tepër, gjatë studimeve në nivelin (BA) bachelor.

2. Mund të konkurrojnë për studime master edhe kandidatët që kanë notën mesatare nën 8.00, nëse kanë publikuar punime shkencore apo ndonjë vepër. Vlerësimin për publikime shkencore dhe shkallën e përqindjes së pikëve e vlerëson komisioni pranues.

3. Të drejtë konkurrimi kanë edhe kandidatët me notë mesatare më të ulët se 8.00, por të njëjtit duhet t’i nënshtrohen provimit pranues.

4. Kandidatët me provim pranues me notë mesatare nën 8.00 mund të pranohen nëse nuk plotësohet numri i kandidatëve konkurrues me notë mesatare 8.00 e më lart.

5. Kandidatët e kanë obligim njohjen e gjuhës arabe, ose ndonjërën prej gjuhëve tjera, si angleze, frënge etj.

Kandidatët që konkurrojnë për studime master në FSI duhet t’i sjellin këto dokumente:

1. Fletëparaqitja e plotësuar e cila merret nga zyra e referentit për nivelin master;

2. Ekstraktin e lindjes (origjinale)

3. Diplomën origjinale ose duplikatë, përkatësisht certifikatën e diplomimit;

4. Kandidatët që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor në universitete të huaja duhet ta nostrifikojnë diplomën.

Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:

 

1. Notës mesatare gjatë studimeve, dhe;

2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues.

 

 

Provimi pranues organizohet në fakultet. Testi i pyetjeve formulohet nga lëndët e këtyre fushave: 1. Hadith&Tefsir, 2. Fikh&Usul, 3. Histori Islame.

Të gjithë kandidatët që konkurojnë për nivelin master do t’i nënshtrohen testit vlerësues të njohjes së gjuhës arabe, kjo vlenë edhe për kandidatët me notë mesatare mbi 8 dhe ata me notë mesatare nën 8.

Numri maksimal i poenëve të arritur në provimin pranues është 100.

 

Kandidatët që kanë përfunduar studimet në ndonjë fakultet-drejtim tjetër, mund të konkurrojnë për studime master në FSI, me kusht që paraprakisht t’i nënshtrohen provimeve diferenciale në Fakultetin e Studimeve Islame, në lëndët themelore, të cilat i përcakton KMSH-ja, varësisht nga fusha e studimeve që ka pasur kandidati.

Të drejtë konkurrimi për studime në programin (MA) master në FSI kanë vetëm ata kandidatë që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor (4 vjeçar) dhe kanë arritur 240 ECTS.

Studimet master në FSI zgjasin një vit, dy semestra (4+1).

 

Afati i konkursit

1. Paraqitja e dokumenteve zgjat nga data 09.10.2018, deri më 18.10.2018, në ora 15:00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës).

2. Provimi pranues, për kandidatët me notë mesatare nën 8.00, do të mbahet më 20.10.2018, duke filluar nga ora 11:00.

3. Testi pranues për gjuhën arabe do të mbahet më datë 20.10.2018, duke filluar nga ora 12:00

4. Shpallja e rezultateve preliminare për kandidatët e pranuar bëhet më 22.10.2018.

 

E drejta e ankesës dhe afati për ankesë

Kandidatët që nuk janë pranuar në studimet master mund të ankohen kundër vendimit brenda një dite të punës, nëse konsiderojnë se i është bërë e padrejtë, pas shpalljes së rezultateve. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni i ankesave të fakultetit.

Shpallja e rezultateve përfundimtare, dhe regjistrimi i kandidatëve të pranuar

1. Rezultatet përfundimtare në bazë të vendimit të komisionit të ankesave shpallet më së largu deri më 24.10.2018.

2. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet te referenti për studime master, në Fakultetin e Studimeve Islame, sipas orarit të mëposhtëm:

 

* Nga data 25.10.2018 deri më datë 31.10.2018, nga ora 10:00 – 15:00.

 

DEKANI

Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi