Shtyp

Njoftim për kursin e gjuhës arabe

Prishtinë, 08.10.2017

NJOFTIM

Për kursin e gjuhës arabe

Njoftohen studentët e vitit të –I-rë (viti akademik 2018/2019), të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm (jo medrese), se kursi i gjuhës arabe fillon më datë 15.10.2018 dhe është i obligueshëm vijimi i tij. Kursi i gjuhës do të organizohet në dy (2) nivele. Me kalimin e nivelit të parë studentët mund t’i nënshtrohen provimeve të semestrit të parë, në të kundërtën nuk mund t’i nënshtrohen asnjë provimi të semestrit të parë. Ndërsa me përfundimin e nivelit të dytë studentët mund t’i nënshtrohen provimeve të semestrit të dytë, në të kundërtën nuk mund t’i nënshtrohen asnjë provimi të semestrit të dytë.

Të drejtë pjesëmarrje në ndjekjen e kursit të gjuhës arabe kanë edhe studentët e viteve tjera.

Pagesa për një muaj është 20 € (njëzetë euro). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FSI-së në bankën NLB, ndërsa fletë pagesa dorëzohet te sekretari i Fakultetit.

Orari i kursit është si më poshtë:

E hënë, nga ora 15.00 deri në ora 17.30

E mërkurë, nga ora 15.00 deri në ora 16.30

 

Dekani:

Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi