Shtyp

Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2018/2019

Bursat ndahen për studentët e  studimeve themelore (bachelor)

 

Për fitimin e bursës studenti duhet t’i plotësojnë këto kushte:


                        1. Të jetë student i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame,
                        2. Të jetë student i vitit të –II-të, -III-të dhe –IV-t,
                        3. Të mos ketë vit të përsëritur të studimeve,
                        4. Të ketë arritur kushtin për regjistrimin e vitit vijues në afatin e tetorit,
                        5. Të ketë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00.

                          
              Të drejtë konkurimi kanë edhe studentët me notë mesatare më të ulët se 9.00, mirëpo ata mund të jenë përfitues të bursës vetëm në rast se nuk plotësohet numri sipas pikës 5.

 
              Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:


1. Vërtetimin për regjistrimin e vitit akademik 2018/2019, duke cekur:
a) Se është student i vitit të dytë e më lart;
b) Se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve, dhe
2. Certifikatën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve, duke potencuar notën mesatare.
           

Dekanati do të emërojë komisionin prej 3 anëtarësh për përzgjedhjen e studentëve bursist. Ndërsa përzgjedhja e studentëve me kushte të rënda do të bëhet në bashkëpunim me unionin e studentëve.
 

Përfitues të bursës do të jenë 6 studentë të cilët arrijnë notën mesatare më të lartë dhe 4 studentë me kushte të rënda sociale;

Studentët do të marrin bursën nga muaji janar-2019 deri në muajin qershor-2019.
Dokumentet e kompletuara paraqiten në zyrën e sekretarit.
Afati i paraqitjes zgjatë prej datës 10.12.2018 deri më 13.12.2018

 

             Lista e përfituesëve të bursës do të publikohet në tabelën e shpalljeve të fakultetit, si dhe në web-faqen e FSI-së, www.fsi92.net.

                                                                                                              DEKANI

 

                                                                                             Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi