Shtyp

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se semestri veror për vitin akademik 2019/2020 përfundon më datë 22.05.2020

Profesorët janë të obliguar që ligjëratat, me qëllim të realizimit të plan-programit, t’i zëvendësojnë gjatë kësaj dhe javës tjetër.

Duke filluar nga data 03.06.2020 deri më datë 05.06.2020 stafi akademik, i rregullt dhe me angazhim, është e obliguar që të paraqitet në Fakultet për ndonjë konsultë eventuale me studentë si dhe për vendosjen e nënshkrimeve në index të studentëve. Gjithashtu edhe studentët duhet të jenë prezent për marrjen e nënshkrimeve.

Afati i paraqitjes së provimeve është duke filluar nga data 08.06.2020 deri më datë 13.06.2020. studentët paraprakisht janë të obliguar që t’i marrin nënshkrimet, ta bëjnë pagesën e semestrit veror dhe më pastaj të paraqesin provimet te referenti.

Provimet për afatin e qershorit 2019/2020 fillojnë më datë 15.06.2020

Studentët e nivelit Ma do të informohen me kohë për kohën e përfundimit të ligjëratave dhe të afatit të provimeve.

Studentë po edhe i tërë stafi, janë të obliguar që t’i respektojnë rekomandimet e dala nga IKSHP të ndërlidhura me pandeminë COVID-19.

 

Dekanati, FSI

Prishtinë