Shtyp

NJOFTIM

Prishtinë, 29.05.2020

Njoftohen të gjithë studentët e Nivelit Master në FSI si dhe stafi akademik se semestri veror për vitin akademik 2019/2020 përfundon më datë 02.06.2020

Ndërsa nga data 03.06.2020 deri më datën 05.06.2020 profesorët janë të obliguar që të paraqiten në Fakultet për ndonjë konsultë eventuale me studentë si dhe për vendosjen e nënshkrimeve në index të studentëve.

Gjithashtu edhe studentët duhet të jenë prezent për marrjen e nënshkrimeve.

Afati i paraqitjes së provimeve është nga data 08.06.2020 deri më datë 13.06.2020.

Studentët paraprakisht janë të obliguar që t’i marrin nënshkrimet, ta bëjnë pagesën e semestrit veror dhe fletëpagesën ta dërgojnë tek referentja në datat e marrjes së nënshkrimeve (03.06-05.06.2020) dhe më pastaj të paraqesin provimet te referentja.

Provimet për afatin e Qershorit 2019/2020 fillojnë në datën 15.06.2020 dhe përfundojnë në datën 26.06.2020.

Studentë po edhe i tërë stafi, janë të obliguar që t’i respektojnë rekomandimet e dala nga IKSHP të ndërlidhura me pandeminë COVID-19.

Dekanati, FSI

Prishtinë