Shtyp

Njoftim

Prishtinë, 01.11.2020

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se duke filluar nga nesër, 02.11.2020, procesi mësimor do të realizohet (Online) në platformën Zoom ose ndonjë platformë tjetër të cilën mësimdhënësi e sheh të arsyeshme. Kjo për shkak të stituatës së krijuar nga virusi Covid-19 dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve përkatësi të cilat kanë dhënë rekomandime që ligjëratat të zhvillohen online.

Orari i ligjëratave do të mbetet po ai i cili ka qenë deri më tani deri në ndonjë ndryshim eventual të tij.

Provimet të cilat ende nuk kanë përfunduar do të mbahen me prezencë fizike sipas data të lajmëruara më herët.

Për çdo ndryshim eventual rreth mënyrës së zhvillimit të ligjëratave apo orarit do të njoftoheni me kohë.

Dekanati, FSI