Njoftime

Shtyp

Vizitë në Tiranë

Një delegacion i Fakultetit të Studimeve Islame i Prishtinës vizitoi Universitetin “Beder” të Tiranës
vizita beder
Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi në shoqërim të prodekanit prof. ass. dr. Zija Abdullahut dhe sekretarit Vedat Shabani më datë 22.05.2012 i bënë  një vizitë zyrtare Universitetit “Beder” të Tiranës.
Delegacioni i FSI-së u prit nga rektori i UB-së, prof.  dr. Ferdinand Gjana i cili i dëshiroi  mirëseardhje delegacionit dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të UB-së për bashkëpunim të ndërsjellë të stafit akademik dhe, ndër të tjera edhe në organizimin e konferencave të përbashkëta me tematika dhe fusha të ndryshme.

Shtyp

Njoftim për pëfundimin e semestrit

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 07.05.2012

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik se semestri i dytë (verori) përfundon më datë 31.05.2012

Provimet për afatin e qershorit fillojnë më datë 11.06.2012 dhe përfundojnë më datë 30.06.2012

Studentët duhet ta vërtetojnë semestrin e dytë prej datës 25.05.2012 deri më datë 05.06.2012, në të kundërtën nuk mund të hyjnë në provime në afatin e qershorit

Shërbimi për studentë!

Shtyp

Njoftim për pushim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 26.04.2012
N J O F T I M
Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik-administrativ se më datë 01.05.2012 (e martë) nuk do të ketë ligjërata.
Shërbimi për studentë

Shtyp

Komisioni për akreditim në Fakultetin e Studimeve Islame

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 12 prill 2012

akreditimDekanati i FSI-së në fillim të vitit akademik 2011/2012 ka formuar një komision prej pesë anëtarësh për shkrimin e Raportit të Vetëvlerësimit për akreditim. Komision ka përgatitur raportin me kohë dhe i njëjti është përkthyer edhe në gjuhën angleze e më pastaj i është dorëzuar AAK-së në dhjetë kopje, (pesë në gjuhën shqipe dhe pesë të tjera në gjuhën angleze). Agjencia e Akreditimit të Kosovës për vlerësim të Raportit ka angazhuar dy ekspert ndërkombëtar dhe një vendor; Prof. dr. Ednan Aslan nga Universiteti i Vjenës, Doc. Dr. as. Aziz Hasanoviq nga Universiteti i Zagrebit, dhe Mr. Basri Muja u.d. së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit.

Shtyp

Prof. dr. Tajjar Alltikulaq vizitoj FSI-në

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 05 prill 2012

altikulac2

Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi sot më datë 05.04.2012 priti në takim Prof. dr. Tajjar Alltikulaq me bashkëpunëtorë në objektin e FSI-së. Prof. dr. Tajar Alltikulaq aktualisht është kryetar i Vakfë Dijanetit në Ankara. Ka qenë kryetar i Dijanetit dhe themelues i ISAM-it.