Nisë një bashkëpunim me Universitetin e Katarit
Me inicimin dhe kontributin shumë të çmuar e të pakursyer të Hfz. Dr. Hajredin Hoxhës-profesor në Fakultetin e Sheriatit dhe të Studimeve Islame në Universitetin e Katarit ka nisur një bashkëpunim në mes të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës dh Fakultetit të Sheriatit dhe të Studimeve Islame në Universitetin e Katarit. Fakulteti i Sheriatit dhe i Studimeve Islame në Universitetin e Katarit ka zgjedhur prof dr. Qazim Qazimin në mesin e tre ekspertëve të jashtëm (ndërkombëtarë) për të dhënë vlerësimin, përmes një raporti, për një program për studimet pasuniversitare në fushën e Njohurive kur’anore dhe të Tefsirit.