Shtyp

Konkurs

Në bazë të nenin 14 të Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, mbështetur në nenin 20 të rregullores 1/14 të datës 05.06.2014 dhe bazuar në vendimin e Këshillit Mësimor Shkencor të FSI-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 17.06.2014, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë vendosi të shpallë:

K O N K U R S

Për dekan të Fakultetit të Studimeve Islame

Kushtet:

1. Një gradë shkencore

2. Përvojë akademike së paku 5 vjet në mësimdhënie.

3. Vepra të botuara në lëmin e shkencave islame.

4. Njohja e një gjuhe botërore.

5. Aftësi organizuese dhe menaxhuese në lëmin e arsimit të lartë. 

Dokumentet duhet të jenë origjinale dhe t’u bashkëngjitet CV-ja.

Konkursi është i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat mund të dorëzohen në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, Prishtinë

  

Vërteton:

Prof. dr. Qazim Qazimi, dekan

 

Shih shpalljen në origjinal