Shtyp

Konkurs

Fakulteti i Studimeve Islame

Shpall

KONKURS

Për zgjedhjen e një asistenti të gjuhës arabe

Zgjedhja e kandidatëve konkurrent do të bëhet në pajtim me dispozita e Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame.

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:

-          Kërkesën me biografi (CV)

-          Kopjen e diplomës (BA & MA)

-          Certifikatën e lindjes

-          Certifikatën e mjekut (shëndetësore)

-          Certifikatën se nuk është nën hetime

Kandidatët nuk duhet të jenë mbi moshën 35 vjeçare.

Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të sjellin edhe vendimin për nostrifikimin e diplomës përkatëse (bachelor, master,).

Konkursi mbetet i hapur 10 (dhjetë) ditë nga dita e shpalljes, respektivisht deri më 06.02.2015

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Fakultetin e Studimeve Islame dhe të skanuara në adresën elektronike This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të FSI-së, www.fsi92.net

 

Vërteton:

Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, dekan