Njoftim

Prishtinë, 13.04.2017
Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik dhe administrativ se më datë 17.04.2017 (e hënë) është ditë pushimi dhe nuk do të punohet.

p.s. provimet e parapara për datë 17.04.2017 do të mbahën më datë 19.04.2017 në të njëjtën orë.

Dekanati,

Njoftim për pushim

Prishtinë, 07.04.2017

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik dhe administrativ se më datë 10.04.2017 (e hënë) është ditë pushimi për shkak të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës

P.S. provimet e parapara për këtë datë do të mbahen në të njëjtën kohë.

 

Dekanati

Njoftim për pano

Njoftohen të gjithë studentët absolventë (të rregullt dhe me korrespodencë), se nga data 11.IV.2017 fillon fotografimi për pano. Fotografimi bëhet në studion “Canon”, që gjendet mbrapa Teatrit Kombëtar (afër Teb Bankës). Fotografimi mund të bëhet deri me datë 29.IV.2017, dhe kushton 5 euro.

Për informata shtesë mund të kontaktoni personin përgjegjës:

Bajram Zeqiri - 044-530-492

Njoftim

Prishtinë, 24.03.2017

Njoftohen studentët e Nivelit Master se afati i provimeve të Prillit është siç vijon:

  • Paraqitja e provimeve fillon me 27.03.2017 dhe mbaron me 31.03.2017.
  • Provimet fillojnë me 03.04.2017 dhe mbarojnë me 14.04.2017.
  • Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.
  • Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

 

           Shërbimi për studentë

Njoftim

Prishtinë, 24.03.2017

Njoftohen studentët e Nivelit Master se afati i provimeve të Prillit është siç vijon:

  • Paraqitja e provimeve fillon me 27.03.2017 dhe mbaron me 31.03.2017.
  • Provimet fillojnë me 03.04.2017 dhe mbarojnë me 14.04.2017.
  • Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.
  • Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

 

           Shërbimi për studentë

Njoftim

Prishtinë, 14.03.2017
Njoftojmë studentët e FSI-së të cilët kanë statusin ( me korrespondencë ) si dhe absulventat pa dallim statusi,se në afatin e prillit kanë të drejtë ti paraqesin vetëm dy (2) provime.

* Paraqitja e provimeve fillon nga data:20.03.2017, deri më:30.03.2017.

* Provimet fillojnë më:03.04.2017 .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Studentët paraprakisht duhet ta bëjnë pagesën e semestrit.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Me respekt, shërbimi studentor

NJOFTIM

Prishtinë, 13.03.2017

Njoftohen studentët e FSI-së, stafi akademik se nesër, 14.03.2017, për vizitë në FSI do të qendroj një delegacion nga Liga Botërore Islame në përbërje të 20 personave në krye me Sekretarin Gjeneral, z. Abdul-Kerim El-Isa.

Delegacioni fillimisht do të pritet nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, dhe më pastaj Sekretari Gjeneral i LBI-së do të mbaj një ligjëratë para studentëve dhe stafit mësimdhënës me fillim nga ora 11:00

Prandaj, ftoheni që të jeni prezent në sallën e konferencavem kati III, nga ora 11:00

Dekanati, FSI