Njoftim për festën e Kurban Bajramit

Prishtinë, 01.11.2011
N J O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik-administrativ se më datë 07/08.11.2011 (e hënë dhe e martë) nuk do të ketë ligjërata për shkak të Festës së Kurban Bajramit.

Dekanati

Njoftim për media

NJOFTIM PËR MEDIA

(FTESË)

Të nderuar!

Jeni të ftuar të merrni pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: "Trajnimi i Imamëve dhe Mësuesve për Edukatën Islame në Evropën Juglindore"

Njoftim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë
18.10.2011

N J O F T I M

Njoftohen studentët e FSI-së si dhe personeli arsimor se provimet për afatin e nentorit fillojnë më datë 21.11.2011 dhe përfundojnë më datë 09.12.2011

Afati për paraqitjen e provimeve është prej datës: 14.11.2011 deri më datë: 18.11.2011.

Për datat e provimeve do të informoheni me kohë.

Shërbimi për studentë

Njoftim


Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më 17.10.2011 ndër të tjera mori edhe këto vendime:

1. Regjistrimi i semestrit për studentët me korrespondencë ngritet nga 75 € 100 € duke filluar nga viti akademik 2011/2012.                                                                                                                                  P.S. studentët të cilët kanë paguar semestrin para këtij njoftimi do ta bëjnë pagesën në mënyrë retroaktive atëherë kur do ta paguajnë semestrin vijues.

2. Pagesa për paraqitjen e provimeve është 1 (një) € për provim, duke filluar nga afati i janarit 2012.



Vërteton:
Prof. Dr. Qazim Qazimi, dekan

Konferencë

KonferencaInstituti i Shkencave Edukative në Universitetin e Vjenës dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Kosovë organizojnë Konferencën Ndërkombëtare me temën “Trajnimi i Imamëve dhe Mësuesëve për Edukatë Islame në Evropë”. Konferenca do të mbahet nga 21-24 Tetor

Njoftim (për fillimin e ligjeratave)

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
29.09.2011

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli arsimor se ligjëratat për vitin akademik 2011/2012 do të fillojnë më datë 03.10.2011 e hënë.
Për orarin e ligjëratave do të informoheni me kohë.

Shërbimi për studentë!