Seminar dyditor: “Sfida rreth edukimit të përgjithshëm në shkollat kosovare”

seminariMë datë 09,10.03.2013 Unioni i studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në përkrahje të menaxhmentit të Fakultetit të Studimeve Islame, Kryesisë së BIK-ut dhe Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë mbajtën seminarin me titull: “Sfida rreth edukimit të përgjithshëm në shkollat kosovare”.

Seminari zhvilloi punimet në objektin e Fakultetit të Studimeve Islame dhe atë të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.

Hapja e seminarit u bë më datë 09.03.2013 në orën 09.00 në sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame. Të pranishëm ishin myftiu i Kosovës mr. Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtor, dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi me stafin e tij, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Drenasit z. Arsim Mehmeti, dhe disa personalitete tjera.

Njoftim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 27.02.2013

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së që më së largu deri më datë 15.03.2013 të bëjnë pagesën e semestrit të dytë (veror) në bankën “TEB”
Për studentët e rregull 50 € (një semestër)
Për studentët me korrespondencë 100  € (një semestër)

Dekanati

Njoftim

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
14.02.2013
Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli arsimor-administrativ se semestri veror për vitin akademik 2012/2013 fillon më datë 19.02.2013 ( e martë), për shkak se dita e hënë është ditë feste.

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 23.01.2013

Njoftohen të gjithë studentët të cilët kanë paraqitur provimin nga lënda: Gj. Angleze, viti  –I-,-II- dhe –III- se provimet janë shtyrë për datë 01.02.2013

Viti i –I- nga ora: 09.00

Viti i –II-, -III- nga ora: 10.00

Shërbimi për studentë!

N J O F T I M

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
28.12.2012

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik-administrativ se më datë 01.01.2013 dhe 02.01.2013 është pushim dhe nuk do të ketë ligjërata.

Dekanati

Njoftim për pushim dhe afat të provimeve të janarit

Prishtinë, 25.12.2012

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe personeli akademik se më datë 18.01.2013 përfundon semestri i parë për vitin akademik 2012/2013

Semestri i dytë për vitin akademik 2012/2013 fillon më datë: 18.02.2013

Provimet e afatit të janarit fillojnë më datë: 21.01.2013 dhe përfundojnë më datë: 15.02.2013

Afati i paraqitjes së provimeve është prej datës: 07.01.2013 deri më datë: 17.01.2013

Studentët duhet ta vërtetojnë semestrin e –I-rë, -III-të, -V-të, dhe –VII-të më së largu deri më datë: 15.01.2013, në të kundërtën, ata studentë të cilët nuk e vërtetojnë semestrin nuk mund t’iu nënshtrohen provimeve në afatin e janarit.

Gjithashtu studentët të cilët nuk e kanë paguar semestrin e e –I-rë, -III-të, -V-të, dhe –VII-të duhet ta paguajnë më së largu deri më datë: 04.01.2013

Dekanati

AKADEMI SOLEMNE

Me rastin e 20 vjetorit te themelimit te Fakultetit të Studimeve Islame

Më datë 20.12.2012 Fakulteti i Studimeve Islame mbajti një akademi solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të këtij Fakulteti.
Të pranishëm në këtë akademi solemne ishin përfaqësues të BIK-ut në krye me myftiun mr. Naim ef. Tërnava, përfaqësues të Rektoratit, të Institutit Albanologjik, të Arkivit të Kosovës, akademikë, përfaqësues të fakulteteve, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Novi Pazar, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane-Tiranë dhe shumë përfaqësues tjerë institucionesh.