Njoftim për shpërndarjen e diplomave

Prishtinë, 22.12.2017
Njoftohen studentët të cilët kanë bërë pagesën për marrjen e diplomës, se shpërndarja e diplomave do të bëhet më datë 28.12.2017 (e enjte) duke filluar nga ora 14.00

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 21.12.2017

 

Njoftohen studentët e FSI-së, stafi akademik dhe administrativ se më datë 25.12.2017, e hënë është ditë pushimi.

 

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 11.12.2017
Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Janarit/ 2018

* Paraqitja e provimeve fillon nga data:03.01.2018, deri më:12.01.2018.

* Provimet fillojnë më:22.01.2018 .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Me respekt, shërbimi studentor

Njoftim

Prishtinë, 27.11.2017

 

 

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik dhe administrativ se ditën e mërkurë, 29.11.2017, është ditë pushimi për shkak të Mevludit.

 

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 24.11.2017

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, stafi akademik dhe ai administrativ se më datë 28 nëntor 2017 (e marte) është ditë pushimi.

Dekanati

Njoftim

Prishtinë, 14.11.2017

Njoftohen studentët të cilët kanë diplomuar gjatë vitit akademik 2016/2017, të cilët nuk i kanë marr diplomat, që të paraqiten në zyrën e sekretarit të Fakultetit, mr. Vedat Shabani, për përfundimin e procedurave në mënyrë që të pajisen me diploma.

Afati i paraqitjes është deri më datë 30.11.2017

 

Dekanati, FSI