Njoftim -Niveli Master

Prishtinë, 31.10.2016

Njoftohen studentët e Nivelit Master se fillimi ligjëratave të Masterit do të filloj nesër, më 1 nëntor 2016, në orën 14:00.

Shërbimi për studentë

Konkurs plotësues

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, në mbledhjen e mbajtur më 01.09.2016, mori vendim për shpalljen e

KONKURSIT

(konkurs plotësues)

për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master, për vitin akademik 2016/2017 në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”

Njoftim

Prishtinë, 24.10.2016

Njoftohen studentët të cilët kanë diplomuar në FSI gjatë vitit akademik 2015/2016, edhe ata më herët, se shpërndarja e diplomave do të bëhet në muajin dhjetor. Ata që janë të interesuar të pajisen me diplomës duhet të bëjnë një kërkesë në zyrën e sekretarit të Fakultetit, gjithashtu edhe pagesën.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është 25 nëntor 2016

Dekanati

Thirrje për Aplikim

Prishtinë, 24.10.2016

Në bazë të Rregullores 03/14 Neni 4, ftojmë studentët që të aplikojnë para komisionit tutorial për pozitën e STUDENTIT TUTOR

Njoftim për afatin e Nëntorit -Niveli Master

Prishtinë, 24.10.2016

Njoftohen studentët e Nivelit Master se afati i provimeve të nëntorit është siç vijon:

.        Paraqitja e provimeve fillon me 25.10.2016 dhe mbaron me 04.11.2016.

·        Provimet fillojnë me 14.11.2016 dhe mbarojnë me 25.11.2016

·        Për orarin e provimeve ju njoftojmë me kohë.

·        Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

.        Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Shërbimi për studentë

Njoftim për afatin e Nëntorit

·        Njoftojmë se paraqitja e  provimeve për afatin Nëntor 2016 fillon me 17.10.2016 dhe mbaron me 21.10.2016.

·        Provimet fillojnë me 25.10.2016 dhe mbarojnë me 07.11.2016

·        Për orarin e provimeve ju njoftojmë me kohë.

·        Paraqitje të provimeve kanë të drejt vetëm studentët e rregullt,absulventët  dhe kanë mundësi vetëm dy provime.

Shërbimi studentor                                                         Data:13.10.2016