Konkurs për studime në nivelin master

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, në mbledhjen e mbajtur më 01.09.2016, mori vendim për shpalljen e

KONKURSIT

për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master, për vitin akademik 2016/2017 në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”

KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR STUDIME MASTER NË FSI DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:

Njoftim

Prishtinë, 10.10.2016

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë pranuar në FSI për vazhdimin e studimeve në vitin akademik 2016/2017 dhe të cilët nuk e regjistrojnë vitin akademik deri më datë 14.10.2016 se nuk do të kenë mundësi që pas kësaj date të regjistrojnë vitin dhe do të konsiderohen të pa-interesuar për t’i vazhduar studimet në FSI.

Dekanati,

NJOFTIM Për kursin e gjuhës arabe

Prishtinë, 05.10.2016

Njoftohen studentët e vitit të –I-rë (viti akademik 2016/2017), të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm (jo medrese), se kursi i gjuhës arabe fillon më datë 10.10.2016 dhe është i obligueshëm vijimi i tij.

Ndërsa studentët e viteve tjera mund të marrin pjesë në kurs.

Pagesa për një muaj është 20 € (njëzetë euro). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FSI-së në bankën TEB.

Orari i kursit është si më poshtë:

E hënë, nga ora 15.00 deri në ora 17.30

E mërkurë, nga ora 16.00 deri në ora 17.30

 

Dekani:

Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi

Njoftim

Prishtinë, 29.09.2016

Njoftohen stafi akademik, stafi administrativ dhe të gjithë studentët e FSI-së se viti akademik 2016/2017 fillon më datë 04.10.2016 (e martë).

Dita e hënë, datë 03.10.2016, është ditë pushimi për gjithë stafin për shkak të Vitit të Ri sipas Hixhretit 1438

Me këtë rast, dekanati i FSI-së ju uron të gjithëve një vit të mbarë dhe të begatshëm.

 

P.S. Provimet e parapara për ditën e hënë do të mbahen sipas orarit të paralajmëruar më herët.

Dekanati, FSI

Njoftim

Prishtinë, 20.09.2016

NJOFTIM

Për organizimin e kursit të gjuhës arabe

Njoftohen studentët e FSI-së, të cilët kanë përfunduar shkolla të mesme jashtë medresesë apo ndonjë shkolle tjetër të mesme fetare, se dekanati i FSI-së organizon kurs për mësimin e gjuhës arabe.

Kursi është i detyrueshëm për të gjithë studentët që vijnë nga shkollat e mesme jo fetare.

Studentët do të paguajnë një shumë të hollash e cila do të përcaktohem me kohë.

Kursi është paraparë të fillojë më datë 10.10.2016

Dekanati

Kurs mbi dorëshkrimet islame

Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës
 

Organizon
 

Kursin e parë praktik në korrektimin e dorëshkrimeve islame për vitin akademik 2016/2017
 

Temat të cilat do të trajtohen gjatë kursit janë:
1. Historiku i dorëshkrimeve islamë dhe vendndodhja ë tyre;
2. Autorët më të njohur të trashëgimisë islamë, klasik dhe bashkëkohor;
3. Burimet më të rëndësishme për punë në dorëshkrimet islame;
4. Dorëshkrimet në Kosovë dhe vendndodhja e tyre;
5. Metodologjia e drejtë në korrektimin e dorëshkrimeve islame, dukë përfshirë
verifikimin e ajeteve dhe haditheve të Pejgamberit a.s..