Thirrje për Aplikim

Prishtinë, 24.10.2016

Në bazë të Rregullores 03/14 Neni 4, ftojmë studentët që të aplikojnë para komisionit tutorial për pozitën e STUDENTIT TUTOR

Njoftim për afatin e Nëntorit -Niveli Master

Prishtinë, 24.10.2016

Njoftohen studentët e Nivelit Master se afati i provimeve të nëntorit është siç vijon:

.        Paraqitja e provimeve fillon me 25.10.2016 dhe mbaron me 04.11.2016.

·        Provimet fillojnë me 14.11.2016 dhe mbarojnë me 25.11.2016

·        Për orarin e provimeve ju njoftojmë me kohë.

·        Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

.        Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Shërbimi për studentë

Njoftim për afatin e Nëntorit

·        Njoftojmë se paraqitja e  provimeve për afatin Nëntor 2016 fillon me 17.10.2016 dhe mbaron me 21.10.2016.

·        Provimet fillojnë me 25.10.2016 dhe mbarojnë me 07.11.2016

·        Për orarin e provimeve ju njoftojmë me kohë.

·        Paraqitje të provimeve kanë të drejt vetëm studentët e rregullt,absulventët  dhe kanë mundësi vetëm dy provime.

Shërbimi studentor                                                         Data:13.10.2016

Konkurs për studime në nivelin master

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, në mbledhjen e mbajtur më 01.09.2016, mori vendim për shpalljen e

KONKURSIT

për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master, për vitin akademik 2016/2017 në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”

KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR STUDIME MASTER NË FSI DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:

Njoftim

Prishtinë, 10.10.2016

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë pranuar në FSI për vazhdimin e studimeve në vitin akademik 2016/2017 dhe të cilët nuk e regjistrojnë vitin akademik deri më datë 14.10.2016 se nuk do të kenë mundësi që pas kësaj date të regjistrojnë vitin dhe do të konsiderohen të pa-interesuar për t’i vazhduar studimet në FSI.

Dekanati,

NJOFTIM Për kursin e gjuhës arabe

Prishtinë, 05.10.2016

Njoftohen studentët e vitit të –I-rë (viti akademik 2016/2017), të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm (jo medrese), se kursi i gjuhës arabe fillon më datë 10.10.2016 dhe është i obligueshëm vijimi i tij.

Ndërsa studentët e viteve tjera mund të marrin pjesë në kurs.

Pagesa për një muaj është 20 € (njëzetë euro). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FSI-së në bankën TEB.

Orari i kursit është si më poshtë:

E hënë, nga ora 15.00 deri në ora 17.30

E mërkurë, nga ora 16.00 deri në ora 17.30

 

Dekani:

Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi