Shtyp

Telegram me rastin e vdekjës së Kasim ef. Gërgurit

"إنا لله و إنا إليه راجعون"

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”

I nderuari myfti, Naim ef. Tërnava me bashkëpuntorë.

E nderuara familje e hoxhë Kasim ef. Gërgurit.

Të nderuar kolegë, shokë dhe miq të hoxhë Kasim ef. Gërgurit.

Ne, Fakulteti i Studimeve Islame, stafi mësimdhënës dhe studentët e FSI-së me dhembje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e kolegut dhe bashkëpuntorit tonë, drejtorit financiar të BIK-ut, Kasim ef. Gërgurit. Andaj në emër të FSI-së u shprehim të gjithëve ngushllimet tona më të sinqerta.

Lusim Krijuesin e gjithësisë, që rahmetliun, të e shpërblejë me Xheneti-Firdevs.

 

Dekani i FSI-së,

Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi