Njoftim per regjistrimin e semestrit - Master

 

Njoftim

 

Njoftohen të gjithë studentët e Nivelin Master të vitit akademik 2020/2021, se regjistrimi i semestrit të dytë bëhet prej datës 01.03.2021 deri më datën 12.03.2021.

Studentët duhet të bëjnë pagesën në bankën NLB dhe gjithashtu ta plotësojnë fletëregjistrimin, të cilin e marrin tek referentja e Masterit.

 

Shërbimi për studentë

26.02.2021

 

 

 

Njoftim per pagesen e semestrit

Prishtinë, 22.02.2021

NJOFTIM

 

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së , se afati për pagesën e semestrit: -II- IV-VI- VIII, fillon nga data: 22.02.2021 deri me 04.03.2021.

Nëse nuk bëhet pagesa deri më datën e lartcekur humbeni statusin e studentit.

Shërbimi studentor

 

 

Njoftim për mënyrën e mbajtjes së ligjëratave gjatë sem, -II-të (veror)

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës 

Fakulteti i Studimeve Islame 

Prishtinë 

18.02.2021 

 

NJOFTIM 

 

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së dhe stafi akademik se Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit, në mbledhjen e mbajtur më datë 18.02.2021, ndër të tjera shqyrtoi edhe mënyrën e mbajtjes së ligjëratave gjatë semestrit të -II-të (veror) për vitin akademik 2020/2021. 

Duke u mbështetur në rekomandimet e institucioneve relevante të ndërlidhura me pandeminë Covid-19, KMSH i FSI-së vendosi që ligjëratat të mbahen me prezencë fizike.  

Me këtë rast, dekanati i FSI-së, uron të gjithë studentët dhe stafin akademik me rastin e fillimit të semestrit të -II-të. 

 

Dekanati 

FSI 

 

Njoftim

16.02.2021, Prishtine

NJOFTIM

 

Njoftohen studentët e FSI-së, stafi akademik, administrativ dhe teknik se më datë 17.02.2021 ( e mërkure) është ditë pushimi për shkak të Festës së Pavarësisë.

Me këtë rast, dekanati i FSI-së, të gjithëve ju uron festën!

 

Dekanati,

FSI

 

 

Njoftim per fillimin e semestrit -II-te

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës

Fakulteti i Studimeve Islame

Prishtinë

12.02.2021

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se semestri i -II-të i vitit akademik 2020/2021 fillon më datë 22.02.2021 (e hënë). Orarin e ligjëratave e gjeni në web-faqen e Fakultetit (www.fsi92.net)

Ndërsa sa i përket formës së organizimit të ligjëratave, ju njoftojmë se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim zyrtar nga instancat përgjegjëse për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor. Për ndonjë ndryshim eventual do të njotoheni me kohë

 

Dekanati,

FSI

 

 

Njoftim Master 2021

18.01.2021, Prishtine

NJOFTIM

Për semestrin e -I-rë

 

Njoftohen të gjithë studentët e Nivelit Master të FSI-së, si dhe stafi akademik, se më datë 10.02.2021 (e mërkurë) përfundon semestri i –I-rë për vitin akademik 2020/2021

Javën e fundit të semestrit të –I-rë, konkretisht në datat 09.02.2021 dhe 10.02.2021, ligjëratat do të mbahen me prezencë fizike në Fakultet. Prandaj, të gjithë studentët e rregullt si dhe stafi akademik, duhet të jenë prezent në mënyrë që t’i vendosin nënshkrimet në index, dhe për ndonjë konsultë eventuale, si dhe gjatë kësaj jave studentët t’i paraqesin provimet për këtë afat të provimeve.

Studentët e kanë për obligim që t’i marrin nënshkrimet për ato lëndë të cilat i kanë dëgjuar gjatë këtij semestri.

 

Dekanati,

FSI

 

 

 

Perfundimi i semestrit te I, Master 2020/21

06.01.2021, Prishtine

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, (niveli MA) dhe stafi akademik se ligjëratat e semestrit të parë për vitin akademik 2020/2021, për nivelin MA, përfundojnë më datë: 10 shkurt 2021 (e mërkurë).

Provimet do të mbahen në fakultet në mes datave 11-19 shkurt, ndërsa fillimi i semestrit të dytë për këtë vit akademik është me datë: 22 shkurt 2021.

 

Dekanati,

FSI