Njoftim reth semestrit të -I-rë (2020/2021)

Prishtinë, 24.12.2020

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, si dhe stafi akademik, se më datë 15.01.2021 (e premte) përfundon semestri i –I-të për vitin akademik 2020/2021

Javën e fundit të semestrit të –I-rë, konkretisht nga data 11.01.2021 deri më datë 15.01.2021 ligjëratat do të mbahen me prezencë fizike në Fakultet. Prandaj, të gjithë studentët e rregullt si dhe stafi akademik, duhet të jenë prezent në mënyrë që t’i vendosin nënshkrimet në index, dhe për ndonjë konsultë eventuale.

Studentët e rregullt e kanë për obligimi që t’i marrin nënshkrimet për ato lëndë të cilat i kanë dëgjuar gjatë këtij semestri.

 

Dekanati,

FSI

 

 

Njoftim

Prishtinë, 24.12.2020

NJOFTIM

Për shpërndarjen e diplomave (MA&BA)

 

Njoftohen të gjithë studentët, niveli BA dhe MA, të cilët kanë diplomuar gjatë vitit kalendarik 2020, po edhe më parë, se më datë 28.12.2020, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet një program online nga dekanati i FSI-së.

Prandaj, luten të gjithë studentët të cilët kanë bërë kërkesë për tu paisur me diploma që të kyqen përmes platformës Zoom.

Luteni që të plotësoni të dhënat e kërkuara në dokumentin e bashkangjitur me këtë njoftim (kliko ketu).

Për detajet e tjera do te ju njoftojmë përmes e-maileve

 

Dekanati,

FSI

 

 

Njoftim

23.12.2020, Prishtine

 Njoftim rreth shperndarjes se diplomave

 

Njoftojme te gjithe studentet e Fakultetit te Studimeve Islame te diplomuar ne vitin akademik 2020 te nivelit master dhe bachelor se me daten 28.12.2020 , ne ora 13:00 do te mbahet ceremonia a shperndarjes se diplomave. Ceremonia e shperndarjes se diplomave do te organizohet online permes platformes Zoom. Per detajet e tjera te organizimit do te ju njoftojme me kohe permes email-ave.

 

Me respekt,

Dekanati FSI

 

 

 

 

Rezultatet e kollokfiumit te pare

12.21.2020, Prishtine

 

Rezultatet e kollokfiumit te pare te lendes 'Gjuhe Shqipe' 

 

Ne kete link gjeni rezultatet e kollokfiumit te pare nga lenda e Gjuhes Shqipe (kliko ketu).

 

Prof. asoc. dr. Nexhmije Kastrati

 

 

Njoftim per afatin e janarit 2021

16.12.2020, Prishtinë

NJOFTIM

Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Janarit/ 2021

* Paraqitja e provimeve fillon nga data: 13.01.2021, deri më: 20.01.2021.

* Provimet fillojnë më: 25.01.2021 .

* Studentët ( e rregullt ), fillimisht duhet të marrin nënshkrimet e pastaj të paraqesin provimet .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Me respekt, shërbimi studentor

 

 

Njoftim për ndryshim të orarit të kollekfiumeve

Prishtinë, 30.11.2020

NJOFTIM

Për studentët e vitit të –I-rë

 

Njoftohen studentët e rregullt të vitit të –I-rë se kollekfiumi nga lënda: Gjuhë Arabe –I- do të mbahet më datë 04.12.2020 (e premte) duke filluar nga ora: 09.00

Ndërsa kollekfiumi nga lënda: Histori e së Drejtës së Sheriatit, dhe: Stili i Shkrimit Akademik, do të mbahen më datë 02.12.2020 (e mërkure) nga ora: 10.00

 

Dekanati,

FSI

 

 

 

 

Njoftim per diploma

Prishtinë, 18.11.2020

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, të cilët kanë diplomuar gjatë vitit kalendarik 2020, të cilët janë të interesuar për marrjen e diplomës, që deri më datë 30.11.2020, të përfundojnë të gjitha procedurat e kërkuara nga Fakulteti, në mënyrë që të pajisen me diplomë.

Për kohën e shpërndarjes së diplomave do të informoheni me kohë.

 

Dekanati, FSI