Njoftim per shtyerje te orarit te provimit

Prishtinë, 17.11.2020

NJOFTIM

Njoftojmë se provimi nga lënda Gjuhë angleze-I-II-III- do të mbahet me datën: 20.11.2020 në ora 09:30.

Me respekt nga profesori i lëndës Mr.Besa Ismaili.

 

 

 

Njoftim

Prishtinë, 09.11.2020

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e rregullt dhe stafi akademik se kollekfiumi i parë, viti akademik 2020/2021, do të mbahet nga data 30.11.2020 deri më datë 04.12.2020. Orari i kollekfiumeve gjendet në web-faqen e Fakultetit (www.fsi92.net) . Gjithashtu edhe në tabelën e njoftimeve.

Gjatë kësaj jave nuk do të ketë ligjërata.

Studentët e rregullt janë të obliguar që të marrin pjesë në kollekfiume, ndërsa studentët me korrespondencë nuk kanë të drejtë që të hyjnë në kollekfium.

Kollekfiumet do të mbahen në objektin e Fakultetit, me prezencë fizike, duke pasur parasysh respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Dekanati, FSI

 

Njoftim

Prishtinë, 06.11.2020

NJOFTIM

 

Njoftohen studentët e studimeve Master, se orari i provimeve në afatin e Nëntorit, është si vijon:

· Paraqitja e provimeve fillon me 09.11.2020 dhe mbaron me 13.11.2020

· Provimet fillojnë me 16.11.2020 dhe mbarojnë me 30.11.2020

· Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

· Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

 

Shërbimi për studentë

 

 

Njoftim

Prishtinë, 02.11.2020

NJOFTIM

 

Luten studentet e vitit të -II-të, -III-të dhe -IV-t që të hapin linkun e mëposhtën dhe të plotësojnë të dhënat e kërkuara.

https://docs.google.com/spreadsheets/d/12JUaXl9MNhJpfIG0aajqZYAbFgfnQIlyCAT1VHqFHU8/edit?fbclid=IwAR2hYR7yIG1QlplvrTyqbyhMkyJtauDUJ-JEolpuAktiXR5ayWsVA8ICZcw#gid=0

 

Dekanati, FSI

 

 

Njoftim

Prishtinë, 01.11.2020

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se duke filluar nga nesër, 02.11.2020, procesi mësimor do të realizohet (Online) në platformën Zoom ose ndonjë platformë tjetër të cilën mësimdhënësi e sheh të arsyeshme. Kjo për shkak të stituatës së krijuar nga virusi Covid-19 dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve përkatësi të cilat kanë dhënë rekomandime që ligjëratat të zhvillohen online.

Orari i ligjëratave do të mbetet po ai i cili ka qenë deri më tani deri në ndonjë ndryshim eventual të tij.

Provimet të cilat ende nuk kanë përfunduar do të mbahen me prezencë fizike sipas data të lajmëruara më herët.

Për çdo ndryshim eventual rreth mënyrës së zhvillimit të ligjëratave apo orarit do të njoftoheni me kohë.

Dekanati, FSI

 

Njoftim

Njoftim

Njoftohen studentët e nivelit Master të FSI-së, se viti akademik, konkretisht semestri i I-rë i vitit 2020/2021 fillon me datën 03.11.2020 (e martë).

Orarin e ligjëratave e gjeni në web-faqen e Fakultetit (www.fsi92.net)

 

Shërbimi për studentë,

28.10.2020

 

 

FSI nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

Prishtinë, 27.10.2020

 

FSI nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

 

Sot, më datë 27.10.2020, në prezencë të Ministrit të Ekonomisë, z. Blerim Kuqi, dhe të rektorëve të universiteteve publikë në Kosovë, në emër të Fakultetit të Studimeve Islame, dekani prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet MEA-së dhe FSI-së.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është rezultat i angazhimi një vjeçar të sekretarit të FSI-së, z. Vedat Shabani i cili ka marr pjesë në disa takime me përfaqësues të “KODE Project”, i cili angazhim u finalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.

Ky memorandum mirëkuptimi arrihet në mes të palëve me qëllim ngritjen/zhvillimin e komunitetit të hulumtuesve dhe zhvillimin e edukimit në Kosovë duke shfrytëzuar kapacitetet dhe mundësitë që ofron "Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës". Ky rrjet pretendon që të arrijë këtë zhvillim duke i siguruar këtij komuniteti qasje në resurse të ndryshme dixhitale, si qasje në infrastrukturë moderne të teknologjisë së informacionit, shërbime të ndryshme dixhitale, qasje në literaturë, si edhe të ofrojë bashkëpunim në mes të institucioneve arsimore brenda dhe jashtë kufirit të Kosovës.

Rrjeti i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim (KREN) së shpejti do të jetë pjesë e rrjetit akademik më të madh në Evropë, në “Gigabit European Academic Network” (GEANT). Përmes këtij anëtarësimi, institucionet arsimore në Kosovë do të kenë mundësinë ekskluzive të bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet studimore më prestigjioze në Evropë, qasje në punime të ndryshme shkencore të ekspozuara nga universitete të tjera, në rast vizite shfrytëzimin e internetit në kampuset e universiteteve anëtare të GEANT, e-Identifikim Dixhital në platformat e ndryshme të ekspozuara nga universitetet apo institucionet shkencore, qasje në super kompjuter për procesim të të dhënave (big data), etj..

Objekt i këtij memorandumi është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve me qëllim të ofrimit në dispozicion të rrjetit dhe shërbimeve me veti të veçanta, në dispozicion për studentë, profesorë e hulumtues, si dhe personelin administrativ, në funksion të mundësimit të kushteve më optimale për studim e hulumtim përmes shfrytëzimit të teknologjisë së avancuar të informacionit dhe komunikimit.