Njoftim per regjistrim te semestrit ne nivelin master

Njoftim

Njoftohen te gjithë studentet e Nivelin Master te vitit akademik 2020/2021, se regjistrimi i semestrit te pare behet ashtu siç ka qene njoftimi ne konkurs prej te mërkurës (21.10.2020) deri te premten (23.10.2020).

- Studentet duhet te bëjnë pagesën e semestrit të parë ne shumen prej 400 euro, si dhe 5 euro për indeks ne bankën NLB.

Studentet gjithashtu:

- Duhet t’i sjellin 2 fotografi te formatit te indeksit, 4x6.

- Duhet ta plotësojnë fletëregjistrimin, te cilën e marrin tek referentja e Masterit.

 

Shërbimi për studente,

21.10.2020

 

 

Njoftim per kursin e gjuhes arabe

Prishtinë, 21.10.2019

NJOFTIM

Për kursin e gjuhës arabe

Njoftohen studentët e vitit të –I-rë (viti akademik 2020/2021), të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, drejtimi i përgjithshëm (jo medrese), se kursi i gjuhës arabe fillon më datë 26.10.2020 dhe është i obligueshëm vijimi i tij. Kursi i gjuhës do të organizohet në dy (2) nivele. Me kalimin e nivelit të parë studentët mund t’i nënshtrohen provimeve të semestrit të parë, në të kundërtën nuk mund t’i nënshtrohen asnjë provimi të semestrit të parë. Ndërsa me përfundimin e nivelit të dytë studentët mund t’i nënshtrohen provimeve të semestrit të dytë, në të kundërtën nuk mund t’i nënshtrohen asnjë provimi të semestrit të dytë.

Të drejtë pjesëmarrje në ndjekjen e kursit të gjuhës arabe kanë edhe studentët e viteve tjera.

Pagesa për një muaj është 20 € (njëzetë euro). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FSI-së në bankën NLB (1708001600095471), ndërsa fletë pagesa dorëzohet te sekretari i Fakultetit.

Orari i kursit është si më poshtë:

E hënë, nga ora 14.30 deri në ora 16.00

E enjte, nga ora 14.30 deri në ora 17.00

Dekani:

Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi

 

 

Njoftim

Prishtinë, 21.10.2020

Njoftohen te gjithë studentet e Nivelin Master te vitit akademik 2020/2021, se regjistrimi i semestrit te pare behet ashtu siç ka qene njoftimi ne konkurs  prej te mërkurës (21.10.2020) deri te premten (23.10.2020).

- Studentet duhet te bëjnë pagesën e semestrit të parë ne shumen prej 400 euro, si dhe 5 euro për indeks ne bankën NLB.

Studentet gjithashtu:

- Duhet t’i sjellin 2 fotografi te formatit te indeksit, 4x4.

- Duhet ta plotësojnë fletëregjistrimin, te cilën e marrin tek referentja e Masterit.

Shërbimi për studente

 

Njoftim per pritje te studenteve te rinj

Prishtinë, 20.10.2020

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së dhe stafi akademik se më datë 22.10.2020 (e enjte) duke filluar nga ora 13.30, dekanati i FSI-së organizon pritje për studentët e rinj.

Me këtë rast do të prezantohet edhe projekti hulumtues “Ndikimi i rrjeteve sociale te të rinjtë” i cili është realizuar nga grupi hulumtues i studentëve të FSI-së.

 

Dekanati, FSI

 

Njoftim

Prishtinë, 12.10.2020

 

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se studenti Faton Bytyqi mbron temën e diplomës të nivelit master me titull Mësim-besimi në shkollat publike sfidat dhe nevoja e implementimi në shoqërinë kosovare, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,më datë 20.10.2020, duke filluar nga ora 13:30

 

Komisioni:

  1. Prof. ass. dr. Xhabir Hamiti, kryetar
  2. Prof. ass. dr. Naser Ramadani, anëtar
  3. Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

 

DEKANATI