Njoftim per ligjerata

06.04.2021, Prishtine

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, niveli BA & MA, si dhe i gjithë stafi akademik, se duke filluar nga data 07.04.2021 ligjëratat do të mbahen ONLINE.

Për çdo asistencë rreth përdorimit të platformave obline luteni të komunikoni me IT-ne e FSI-së në këtë e-mail adresë: ( This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it )

 

Dekanati,

FSI

 

 

 

 

Njoftim

01.04.2021, Prishtine

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së si dhe stafi akademik se më datë 05.04.2021 (e hënë) është ditë pushimi.

 

Dekanati,

FSI

 

 

Tender për botimin e librit: MARGARITARI NË DETIN E FIKHU IBADATIT - 1

30.03.2021, Prishtine

 

Tender për botimin e librit: 

MARGARITARI NË DETIN E FIKHU IBADATIT - 1

 

Kushtet në të cilat duhet realizuar shtypja e librit:

Tirazhi: 500 copë

Formati:  B/5, (prerja 24 x 17 cm)

Shtypi: ofset bardh e zi

Vëllimi: 334 faqe.

Lidhja  e butë

Letra: shamo 80 gr.

Kopertina: Konzdrukt 250 gr m2 (plastifikim mat)

 

  • Transportin i librit të shtypur nga shtypshkronja në FSI
  • Afati për ofertë: 6 ditë nga dita e publikimit në Faqen zyrtare të FSI, (30 mars 2021).
  • Afati për shtyp:10 ditë nga dita e dorëzimi në shtypshkronjë
  • Përparësi kanë operatorët që dëshmojnë përvojën paraprake me botim fizik të cilësisë së kërkuar.
  • Ofertat e mbyllur dorëzohet në FSI çdo ditë pune nga ora 08-15.

 

  DEKANI

 Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi

 

 

 

Njoftim per vendosjen e notave ne index

22.03.2021, Prishtine

FTESË!

Ftohen të gjithë studentët e FSI-së, të rregullt dhe me korrespondencë, që në afat sa më të shpejtë, mundësisht të mos tejkalohet afati i prillit, t’i vendosnin notat të cilat i kanë kaluar, në index. Regjistrimi i notave do të bëhet edhe në sistem, prandaj studentët të cilët nuk i vendosin notat në index rrezikohen t’i humbin ato.

 

Dekanati,

FSI

 

 

Njoftim per afatin e prillit 2021 (me ndryshime)

10.03.2021, Prishtine

NJOFTIM

 

Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Prillit.

* Paraqitja e provimeve fillon nga data:15.03.2021, deri më: 23.03.2021.

* Provimet fillojnë më:01.04.2021 .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Vërejtje: Të drejtë paraqitjeje kanë studentët e rregullt dhe me korrespondencë (dy provime),dhe apsolventët të cilët e kanë të vendosur semestrin e tetë në Index.

 

Me respekt, shërbimi studentor

 

 

Njoftim per diplomim master

Prishtine, 03.03.2021

N J O F T I M

 

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se studentja Cansu Drangoy mbron temën e diplomës të nivelit master me titull “Roli i Aishes r.a. në shkencën e hadithit”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, më datë 08. 03. 2021, duke filluar nga ora 13:00

Komisioni:

1. Prof. ass. dr. Musa Vila, kryetar

2. Prof. ass. dr. Ramiz Zekaj, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, mentor

 

DEKANATI

 

 

Konkurs për tutor

Prishtine, 01.03.2021

Konkurs për tutor

 

Në bazë të Rregullores 03/14 Neni 4, ftojmë studentët që të aplikojnë para komisionit tutorial për pozitën e STUDENTIT TUTOR

Tutor mund të jetë studenti i rregulltë, i cili/e cila së paku është i/e regjistruar në vitin e tretë akademik dhe ka notë mesatare mbi nëntë (9.0)

Kërkesat paraqiten në zyrën e prodekanit.

Afati i fundit për aplikim është 05.03. 2021

 

Kryetari i komisionit:

Prof. ass. dr. Zija Abdullahu