Njoftim

Prishtinë, 12.11.2019
Njoftohen studentët e studimeve Master, se orari i provimeve në afatin e Nëntorit, është si vijon:

· Paraqitja e provimeve fillon me 14.11.2019 dhe mbaron me 20.11.2019

· Provimet fillojnë me 21.11.2019 dhe mbarojnë me 03.12.2019

· Paraqitja e provimit është 5 € (pesë euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

· Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Shërbimi për studentë

Njoftim për kollekfiume

Prishtinë, 06.11.2019

Njoftohen të gjithë studentët e rregullt dhe stafi akademik se kollekfiumi i parë, viti akademik 2019/2020, do të mbahet nga data 02.12.2019 deri më datë 06.12.2019.

Orari i kollekfiumeve gjendet në web-faqen e Fakultetit (Klikoni këtu) dhe Facebook. Gjithashtu edhe në tabelën e njoftimeve.

Gjatë kësaj jave nuk do të ketë ligjërata.

Studentët e rregullt janë të obliguar që të marrin pjesë në kollekfiume, ndërsa studentët me korrespondencë nuk kanë të drejtë që të hyjnë në kollekfium.

Dekanati, FSI

Njoftim për afatin e pagesës së semestrit

Prishtinë, 04.11.2019

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së , se afati i fundit për pagesën e semestrit : -I- III-V- VII , është deri me 12.11.2019.

Nëse nuk bëhet pagesa deri më datën e lartcekur humbeni statusin e studentit.

Shërbimi studentor

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, (niveli MA) dhe stafi akademik se ligjëratat për vitin e ri akademik 2019/2020, për nivelin MA, fillojnë më datë 29 tetor 2019 (e marte).

Orarin e ligjëratave mund ta gjeni në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) dhe në tabelën e informimit në Fakultet.

Dekanati i FSI-së ju uron studentëve dhe stafit akademik një vit të mbarë dhe me plot suksese.

Dekanati, FSI

Prishtinë, 23.10.2019

Njoftim për afatin e tetorit

Prishtinë, 14.10.2019

Njoftojmë studentët e FSI-së, me orarin e provimeve për afatin e Tetorit/2019.

* Paraqitja e provimeve fillon nga data: 15. 10. 2019, deri më: 21. 10. 2019.

* Provimet fillojnë më: 22. 10. 2019 .

* Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë.

* Çdo vonesë në paraqitjen e provimeve nuk do të merret parasysh.

Vërejtje: Të  drejtë paraqitje kanë vetëm studentët e rregullt(dy provime) dhe studentët e vitit të katërt.

Me respekt, shërbimi studentor

Njoftim

Prishtinë, 08.10.2019

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se studenti Mirsad Aslani mbron temën e diplomës të nivelit master me titull “Historia dhe të drejtat e shoqërive pluraliste dhe multireligjioze nën juridiksionin e Perandorisë Osmane”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, më datë 25.10.2019, duke filluar nga ora 10:00

Komisioni:

1. Prof. ass. dr. Ramiz Zekaj, kryetar

2. Prof. ass. dr. Sadik Mehmeti, anëtar

3. Prof. dr. Nazmi Maliqi, mentor

DEKANATI